U afrua me bujë për objektivin titull, lideri i ekipit largohet nga Dinamo dhe… Shqipëria

Saliou Guindo me shumë mundësi do mbyllë aventurën e tij me Dinamon. “Newsport.al” mëson se sulmuesi 29-vjeçar ka gjasë të larta që të largohet nga dinamovitët e madje edhe nga Shqipëria, për të nisur një aventurë të re larg Superiores.

Duket se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin, duke sjellë edhe këtë “firo” nga kryeqytetasit, pikërisht të sulmuesit që vlerësohet 225 mijë euro në “Transfermarkt”.

Në sezonin që lamë pas, Guindo mori pjesë në 37 ndeshje me skuadrën e Ilir Dajës, duke shënuar 5 gola e asistuar në 3 të tjerë. Ndërsa tani, me shumë mundësi do ta mbyllë përfundimisht me futbollin shqiptar.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Partizani në kërkim të trajnerit të ri, mbrojtësi i kuq nuk pret dhe nis stërvitjen

29-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Shqipëri, pasi është aktivizuar me skuadra si Skënderbeu, Bylis, Laçi, Egnatia dhe së fundmi Dinamo. Ndërsa tani është në kërkim të aventurës së re, nëse nuk ndryshon “rrjedha”. /Nikoll RAJTA/ 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us