Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në konferencën e Partisë Popullore Evropiane që u mbajet në Sarajeve e përshkroi Shqiopërinë si një vend që ndodhet në “sallën e urgjencës”.
Teksa foli për një krizë të thellë politike dhe institucionale, Berisha u shpreh se problemi themelor mbetet mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kryetari i PD-së paralajmëroi se situata mund të degradojë në përplasje serioze nëse nuk gjendet një zgjidhje paqësore, duke theksuar se ‘lëvizja është e pandalshme’ dhe se ajo nuk përfaqëson vetëm një forcë politike, por një reagim më të gjerë qytetar.
“Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës. Është vërtet në një ‘dhomë urgjence’. Po përballet me protesta që nuk janë parë më parë. Dhe mënyra se si kryeministri po i trajton është shumë cinike, madje më shumë se cinike.
Vendi im ka nevojë për një zgjidhje paqësore dhe civile, duke shmangur një përplasje të mundshme që mund ta kthejë vendin shumë vite pas ose në një regres të rëndë. Lëvizja është e pandalshme. Ju them këtë: nuk është vetëm një lëvizje e partisë sime, por është e pandalshme.
Është me rëndësi themelore që kjo të merret seriozisht dhe të gjendet një zgjidhje paqësore, me një qeveri kujdestare që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këto janë edhe kërkesat kryesore të tyre, përfshirë edhe dorëheqjen e kryeministrit.
Por më e rëndësishmja është zgjidhja e kësaj krize në mënyrë të qytetëruar dhe paqësore, duke shmangur çdo përplasje që mund të ndodhë nëse qeveria vazhdon të sillet në këtë mënyrë, duke i injoruar apo duke i trajtuar si të pavlefshëm, etj.”, tha ndër të tjera Berisha.





