Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

Shumë media të huaja kanë shkruar mbi protestat e zhvilluara prej më shumë se 1 jave në Shqipëri, ndërsa nuk kanë qenë të pakta prononcimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e që planifikohet për në Zvërnec e që ka shkaktuar kaq shumë polemika.

Për Al Jazeera, kreu i qeverisë ripërsëriti se pavarësisht hipotezave që qarkullojnë, projekti me vlerë miliarda dollarë do të realizohet. Këtë projekt, e cilësoi si një mundësi të rëndësishme investimi për vendin dhe hodhi poshtë akuzat se qeveria po shet pronë publike.

“Asnjëherë nuk ka qenë në diskutim nëse ky projekt do të realizohet apo jo. Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend me një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë. Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin. Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, deklaroi numri një i kabinetit nga zyra e tij.

Lajme të tjera |  'Kapitali i huaj nuk shkatërron natyrën' Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us