Bruno Puja është futbollisti më i ri i Egnatias. Portieri 26-vjeçar vendosi të largohej nga Kastrioti, për t’u rikthyer në Rrogozhinë, aty ku ka luajtur nga viti 2021 deri në atë 2023.
“Mirë se erdhe përsëri, Bruno Puja! Bruno Puja rikthehet në familjen bardhejeshile për të vazhduar rrugëtimin me Egnatian. Të urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë kapitull të ri me fanellën kampione”, shkruan klubi i Egnatias.
Kujtojmë që përveç se me Egnatian, gardiani 26-vjeçar ka luajtur edhe me Besën, Bylisin dhe Erzenin. Ndërsa në sezonin e fundit me Kastriotin, e mbajti portën e paprekur në 4 ndeshje.





