Baton Haxhiu shprehu shqetësimin se protestuesit po ndotin ambjentin më shumë se kushdo tjetër, teksa foli në emisionin e Ylli Rakipit në MCN TV, ku ishte i ftuar pak ditë më parë.
Ai analizoi sasinë e madhe të ujit që është përdorur për të prodhuar pankartat që përdorin protesutesit.
“Protestuesit sot, sipas statistikave ndotin ambjentin më shumë se kushdo tjetër. Gjithë ato gjëra të rëndësishme që janë mrenda në shesh, punohen me parrulla që janë kryesisht me inteligjencë artificiale.
Kur e lexon sa ujë harxhohet në botë për t’i prodhuar ato, tregon sa dëmtohet ambjenti” – tha Haxhiu.
Deklarata e tij është bërë virale në rrjetet sociale.





