Brazili i “mallkuar”, dëmtohet RËNDË dhe largohet mes dhimbjesh ylli i ekipit! Ancelotti mbetet pa “busull” në sulm

Përtej fitores 3 – 0 kundër Haitit, Brazili po e “qanë” në masë këtë ndeshje në Kupën e Botës. Në minutën e 40-të, sulmuesi Raphinha u largua nga fusha mes dhimbjesh të forta. Ylli i Barcelonës dhe “Seleçaos” pësoi dëmtim në muskujt e pasme të kofshës.

Mbetet e paqartë se sa do të mungojë Raphinha, aty ku rreziku i mbylljes së kompeticionit me Brazilin është i madh. Zakonisht, koha e rikuperimit zgjat 6-12 javë, në raste më të rënda 3-4 muaj.

Nëse 29-vjeçari nuk ia del për pjesën tjetër të Botërorit 2026, do të ishte “goditje” e fortë për trajnerin Ancelotti në fazën ofensive.

Lajme të tjera |  E KRYER/ E pabesueshme, por e vërtetë! Ronaldinho RIKTHEHET si futbollist profesionist, kapiteni i ekipit është mesfushori shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us