9 orë në pyetje! Ilir Beqaj del nga ambientet e SPAK: Do më kthejnë sendet e sekuestruara

TIRANË – Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, pasi është marrë për 9 orë në pyetje në ambientet e SPAK, ka dalë prej andej gjatë pasdites së sotme.

Beqaj u mor në pyetje gjatë ditës së sotme për koncesionin e Sterilizimit. Ai deklaroi se do të vazhdojë që të merret në pyetje nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion, pasi hetimi për rastin është kompleks. Beqaj ka njoftuar se sot ka marrë nga SPAK dy dokumente të një udhëtimi jashtë vendit, që kanë qenë të sekuestruara.

“Siç besoj ju si media e keni vënë re, janë disa seanca të gjata pyetjesh në SPAK. Çështja është komplekse dhe sot nuk kanë përfunduar seancat e marrjes në pyetje. Pritet që të kemi edhe raportet e KLSH-së. Besoj se hetimet janë akoma tepër të ngushta. Është e domosdoshme që hetimet të shtrihen në dy pjesë, nga marsi në shtator. Nga zbatimi i kontratës kanë kaluar plot tetë vite. Sot kam komunikuar me prokurorët dhe më kanë thënë se unë së shpejti do të kem në duar sendet që më janë sekuestruar. Sot kam marrë dy dokumentet e një udhëtimi jashtë vendit. Sot u sqarua edhe fakti që Gazi dhe aneksi tetë kanë lidhje me sterilizimin dhe nuk kanë lidhje me ndonjë çështje tjetër”, tha për mediat Ilir Beqaj.

Lajme të tjera |  Baton Haxhiu: Nuk them sa i korruptuar është Berisha, por djali dhe vajza e tij kanë bërë namin, e dinë edhe zogjtë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us