Inceneratorët / Lirohet nga burgu ish-kreu i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi

Ish-kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi është liruar ditën e sotme nga burgu me vendim të GJKKO-së.

Abeshi ishte ndaluar me urdhër të SPAK pasi dyshohej se në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka kishte falsifikuar dokumente për shpëronësimin e një sipërfaqeje prej 111 564 m2 ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

Abeshi ishte kryetari i Komisionit të Shpronësimit të ngritur me urdhër të Ministrisë së Mjedisit në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka.

Vendimi i GJKKO:

1. I pandehuri Pëllumb Abeshimë datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 20, datë 27.03.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Lajme të tjera |  Tedi Blushi sulmon Braimllarin: Hyri në SPAK me teserën e PL-së, doli pastaj dhe tha “sa bukur është bërë Tirana”

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarëtElsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj,bazuar në nenet 261, gërma “c” dhe 262 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 31, datë 10.01.2023, vendosi:

– Pranimin e kërkesës.

– Shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj shtetasit Pëllumb Abeshi me anë të vendimit Nr.20Akti, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.

Lajme të tjera |  REPLIKAT- Farage ndryshon shifrat: 1 në 3 emigrantë në burg, do vij në Shqipëri! Rama: Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

– Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

– Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us