Berisha në ‘Arrest shtëpie’/ Basha me ironi: E kanë degdisur në katin e 8-të

Lulzim Basha nuk i ka kursyer ironitë këtë të enjte ndaj Sali Berishës, gjatë konferencës me gazetarët. Gjatë fjalës së tij kreu i PD-së së “vulës”, teksa fliste për Berishën, u shpreh se është degdisur i izoluar në katin e 8. Ndërkohë që u shpreh se situata në Partinë Demokratike i ka shërbyer vetëm Kryeministrit Edi Rama dhe se kjo telenovelë duhet të marrë fund.

Lulzim Basha: Atë tjetrin e degdisën në katin e tetë. I vetmi njeri që ka përfiituar nga kjo gjë është Edi Rama, ka mbaruar telenovela. Ka dy vjet që Rama shikon telenovelë falas, duke stimuluar dramën në PD. Ne kemi refuzuar të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptare ta fikin këtë telenovela.

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në “Arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”

Lajme të tjera |  Berisha: Ndërtoni ëndrrën shqiptare në Shqipëri, vota juaj ka peshën e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us