Dumani prezanton punën e SPAK para diplomatëve të huaj, ambasada gjermane: Ka treguar sukses të madh

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka prezantuar punën e institucionit që drejton.

Ambasada gjermane në Tiranë, tha se mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Europe House.

SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi  dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim më tej punën e tij”, thuhet në reagim.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us