Një rast i rëndë i prostitucionit është zbuluar së fundmi në Tiranë. Një e mitur dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion nga një 42-vjeçar. Policia shprehet se depozitimi penal për burrin është kryer vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa e mitura dyshohet se shfrytëzohej seksualisht prej 2 vitesh.
Njoftimi i policisë:
Tiranë; Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.