Italia rekord për numrin e radarëve të shpejtësisë. Qytetarët: Po trajtohemi si bankomatë

Italia ka numrin më të madh të radarëve të shpejtësisë të instaluara përgjatë rrugëve në krahasim me vendet e tjera të Europës. Vlerësimet e fundit, sipas shoqatës së konsumatorëve, regjistrojnë 11.130 mijë pajisje automatike të zbulimit të shpejtësisë në të gjithë gadishullin, më shumë se Britania e Madhe që numëron rreth 7.700, Gjermania mbi 4.700 dhe Franca 3.780.

Të ardhurat nga gjobat e kamerave të shpejtësisë u rritën me 61.7% midis 2021-shit dhe 2022-shit.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme, në vitin 2022, 20 qytetet kryesore italiane kanë mbledhur gjithsej 75.891 milionë euro falë gjobave të larta nëpërmjet radarëve të shpejtësisë, me një rritje prej +61,7% krahasuar me 46.921milionë euro të ardhura të regjistruara në vitin 2021.

Lajme të tjera |  "Fitoi ndaj regjimit të Ajatollahëve"/ Berisha uron Trump për Pavarësinë e SHBA: Amerika ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e kombit shqiptar

Qyteti me të ardhurat më të larta nga radarët e shpejtësisë është Firenze, e barabartë me 23.2 milionë euro, e ndjekur nga Milano pothuajse 13 milionë, Genova 10.7 milionë dhe Roma 6.1 milionë.

Më pas janë rastet anormale të disa rrugëve, siç është rruga shtetërore 372 “Telesinë”, e mbushur me stacione radarësh shpejtësie, me kufizime shpejtësie që janë modifikuar me kalimin e kohës, duke krijuar konfuzion tek shoferët dhe duke sjellë një breshëri sanksionesh.

Shoqata e konsumatorëve bën apel që bashkitë të ndjekin sigurinë rrugore dhe garantojnë sigurinë e shoferëve nëpërmjet përdorimit më të kujdesshëm të radarëve të shpejtësisë, të instaluara shumë shpesh me qëllimin e vetëm për të fituar parà dhe për të përdorur qytetarët si bankomate.

Lajme të tjera |  'Sazani'/ Kuzhinieri shqiptar zbulon prapaskenat e vizitës së vajzës së Trump dhe Kushner në Vlorë, rrëfen çfarë konsumuan gjatë drekës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us