Ankimoi refuzimin e lejes së betimit si kryebashkiak, shtyhet seanca për Fredi Belerin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për më 24 janar shqyrtimin e ankimit të Fredi Belerit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak. Mësohet se seanca në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë. Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Ai nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin, gjë që ka acaruar edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lajme të tjera |  'Sazani'/ Kuzhinieri shqiptar zbulon prapaskenat e vizitës së vajzës së Trump dhe Kushner në Vlorë, rrëfen çfarë konsumuan gjatë drekës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us