Arrestohet anëtari i Këshillit Bashkiak në Elbasan

Policia e Shtetit ka vijuar me operacionin e koduar “Tempulli 2”, duke shkatërruar edhe 7 grupe të tjera kriminale. Një nga grupet e shkatërruara e ushtronte aktivitetin në qarkun e Elbasanit.

Bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni, në pranga ka rënë edhe një student, si dhe një anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit. I arrestuari është pjesë e grupit të këshilltarëve të djathtë të bashkisë.

Anëtarët e grupit të dyshuar kriminal pritet që të dalin përpara gjykatës, ku do të njihen edhe me masën e sigurisë.

Gjatë ditës së sotme u finalizua operacioni i koduar “Tempulli 2”. Në të gjithë vendin janë zhvilluar opercione antidrogë, duke shkatërruar 7 grupe kriminale. Nga operacionet, janë arrestuar plot 273 persona në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan armë, drogë dhe para./ZËRI/

Lajme të tjera |  "Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin!"/ Argita Malltezi i përgjigjet Baton Haxhiut: Vazhdo fol me zogjtë, do të shkosh në gjyq!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us