Vrasja e Behar Sofisë/ GJKKO dënon me 127 vite burg 5 nga të akuzuarit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar këtë të mërkurë me 127 vite burg në total pesë të akuzuarit për vrasjen e Behar Sofisë në vitin 2021. Togat e zeza të GJKKO kanë dënuar me 7 vjet burgim Ernejt Shytin, të penduarin e drejtësisë. Ndërsa Bujar Leza, Xhuliano Visha dhe Skënder Vathi nga 30 vite burg.

Ka qenë dëshmia e dhënë në GJKKO e të penduarit të drejtësisë Ernejt Shyti, ajo që ka zbardhur dhe ngjarjen. Shyti është dhe ekzekutori i Behar Sofisë. Para GJKKO ai ka treguar se do të pahuhej 5 milionë lekë për vrasjen.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka filluar gjykimin në mungesë për Jemin Sherën i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë. Shera nuk është gjetur në banesën e tij në Zall-Herr gjatë kontrollit të Policisë, ndërsa vëllai i tij ka deklaruar se nuk ka dijeni për vendodhjen e tij.

Lajme të tjera |  E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Behar Sofia u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në Tiranë më datë 25 shkurt 2021. Sofia njihej edhe si eksponent i botës së krimit, pasi ka qenë i arrestuar në vitin 1998 në Turqi për trafik droge. Ai u qëllua me pistoletë selenciator pranë ish-Piramidës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us