Ndërron jetë në Pogradec një 36 vjeçar me iniciale G.B. Mësohet se ai punonte në një fasoneri, sapo ka mbërritur në vendin e punës, është ndjerë keq dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Pogradecit, aty ku humbi edhe jetën.
Paraprakisht dyshohet se ka pësuar arrest kardiak por trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës së mjeko ligjorit për të përcaktuar shkakun. Ndërkohë po kryhen veprime edhe nga policia për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ky është rasti i disatë në këtë fillimviti, që raportohet raste të arrestit kardiak në moshat e reja. Pak ditë më parë një 18-vjeçare humbi jetën në Kavajë, ndërkohë që një tjetër rast ishte ai i një gruaje 47 vjeç në një pulari në Shijak, si dhe disa raste të tjera në një kohë të shkurtër.