“Gruaja nuk do të dënohet’, avokati i Zhabolit: Problemet i nisën kur punonte te Tatimet

Avokati i Jetnor Zhabolit, Edison Hasanbasha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës, që e la të riun nën masën e arrestit me burg për 20 ditë, ndërkohë që pritet t’i nënshtrohet një ekspertize për gjendjen e shëndetit të tij mendor. Në një lidhje për emisionin “Shqipëria Live”, Hasanbega tha se qëllimi i familjarëve nuk është për ta dënuar, por ai të kurohet dhe të shkojë pranë familjes. Sipas avokatit, familja e ekonomistit kërkon që ai të mos dënohet, por të kurohet nga mjekët për shkak të halucinacioneve që kishte vazhdimisht. Hasanbasha shprehet se shenjat e para të gjendjes së rënduar, klienti i tij i ka shfaqur në kohën kur punonte pranë drejtorisë së Tatimeve.

“Nga të dhënat ka rezultuar se Jetnori kohët e fundit, rreth një vit më parë ka shfaqur probleme të çrregullimit psiqik të tij, sepse Jetnori ka një bashkëshortësi prej 15 vitesh dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ata kanë pasur marrëdhënie shumë të mirë mes tyre, sipas të dhënave dhe shpjegimeve që ka dhënë bashkëshortja, Jetnori i ka shfaqur rreth një vit më parë, nuk është diagnostikuar, sepse nuk ka kryer edhe ndonjë vizitë, edhe pse familjarët kanë insistuar.

Prokuroria e ka sjellë masën e sigurimit me disa dyshime për dhunë në familje, heqje të paligjshme të lirisë, keqtrajtim të të miturit dhe shkaktim vetëvrasjeje, nnuk qëndrojnë të gjitha, për shembull shkaktimi i vetëvrasjes. Jetnori kishte një jetë shumë normale thjesht nuk e di arsyen përse ka arritur në këtë gjenerim të shëndetit mendor, por duhet të tregohemi të kujdesshëm në raportimin e këtij lajmi se e kam parë që është trajtuar si një kriminel. Një person që kryen disa veprime por nuk i kupton nuk është kriminel por i pa përgjegjshëm është detyra jonë për ta kaluar këtë.  

Fillesat i ka pasur në punë, aty tregonte me familjarët që dëgjonte zëra sikur flsnin për të, e la punën tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe avancimi erdhi duke u shtuar, deri në fazën që jemi sot. Ai nuk ka dhënë deklaratë për familjen, edhe nëna edhe bashkëshortja e kuptojnë problemin e Jetonorit e kuptojnë që ka probleme të shëndetit mendor. Edhe bashkëshortja ka dorëzuar një deklaratë noteriale që kërkon më tepër mjekimin e tij për t’ju rikthyer familjes, se sa dënimin. Policia shkoi pas telefonatës së bërë nga fqinjët prej zhurmave. Bashkëshortja ka shprehur se Jetnori ka shfaqur probleme psikologjike dhe ka nevojë për t’u trajtuar. Nuk është qëllimi për ta dënuar”, tha avokati.
Jetnor Zhaboli u vu në prangat e policisë së Tiranës ditën e premte, pas një kontrolli në banesën e tij, ku u evidentua fakti që ai mbyllte gruan dhe fëmijët e mitur me çelës në shtëpi, ndërsa kur nuk ndodhej pranë tyre i monitoronte përmes kamerave të sigurisë. Kamerat e sigurisë, përfshirë dhe nëj bllokues të valëve telefonike ishin instaluar në të gjithë ambientin e shtëpisë, ndërkohë që gruaja dhe fëmijët dilnin nga banesa vetëm në praninë e tij. Çifti kishin pasur një raport shumë të mirë mes tyre, por në vitet e fundit Zhaboli me profesion ekonomist, kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor të cilat nuk i kishte kuruar. Është dashur rrëfimi i nënës së tij para hetuesve që ai të vihej në pranga, pasi bashkëshortja e tij, edhe pse e dhunuar kishte vendosur që të heshtte. Në dy raste ajo kishte tentuar vetëvrasjen si pasojë e presionit psikologjik në të cilin ndodhej.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us