Tragjike/ E reja vdes pas operacionit për rënie në peshë te Spitali Amerikan. Denoncimi i vëllait: Vuante nga kanceri, mjekët s’duhej ta operonin

Një 28-vjeçare, e identifikuar si Irida Hasalla, ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje estetike në Spitalin Amerikan. Mësohet se e reja i është nënshtruar ndërhyrjes së të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë. Familjarët e të resë kanë denoncuar spitalin dhe mjeken Rezarta Kapaj, që e ka futur në sallën e operaconit, pa marrë parasysh faktin që 28-vjeçarja ishte nën trajtim nga kanceri në Belgjikë, shtet dhe ku jetonte në vitet fundit.

Trupi i saj është dërguar për në morgun e Tiranës, ku do ti nënshtrohet dhe autopsisë, ndërkohë që familjarët e kanë kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm. Pavarësisht se prindërit e të resë ishin kundër kësaj ndërhyrje, për shkak se e reja kurohej nga kanceri në mitër, vetë ajo kishte dhënë aprovimin për t’u futur në sallë. Pas disa orësh në gjendje kritike, ajo ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.

Lajme të tjera |  "As dorën mos iu jepni" - Dëshmia për takimin e ’68-ës me Jugosllavinë, të cilin Shqipëria e humbi

Vëllai i saj Arenc Hasalla denoncoi: Motra ime bëri një operacion që nuk i lejohej që ta bënte, për shkak se po trajtohej nga kanceri në Belgjikë. Operacioni ishte për heqje peshe, mjekja e ka bërë me dëshirën e motrës sime, pa firmën e prindërve të mi. Mjekja ka qenë në dijeni të çdo gjëje, sepse ka pasur kartelën. Iku një jetë njeriu, mjekja duhet të vendoset para drejtësisë. Është jetë njeriu, jo pule, e di çfarë do të thotë të humbësh një motër, këtu vijnë njerëzit për tu shëruar apo për të vdekur, se motra erdhi, pagoi dhe 2 mijë euro dhe vdiq.

Varrimi i të resë do të bëhet ditën e nesërme në fshatin e lindjes së saj në Lushnje. Ndërkohë që nga vetë spitali Amerikan nuk ka asnjë reagim në lidhje me vdekjen e të resë, nëse janë kryer apo jo të gjitha analizat e nevojshme para operacionit, dhe nëse i ishte thënë 28-vjeçares rrisku që duhet të ndërmerrte për futjen në sallë, duke qenë se ishte nën trajtim nga kanceri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us