SKANDALI në maternitetin e Beratit/ 40 vjeçarja ndërroi jetë pas lindjes, bashkëshorti publikon FOTOT: I lanë pjesë nga placenta pa hequr!

Thellohet skandali në lidhje me vdekjen e 40-vjeçares Miliena Sadushi. 6 muaj pas lindjes së vajzës së saj të tretë në maternitetin e Beratit ndodhi akti makabër, 40-vjeçares iu la placenta brenda. Bashkëshorti i saj, shtetasi kosovar Fisnik Habibi ka nxjerrë fotot tepër të rënda, të bëra prej tij pas operacionit të dytë të bashkëshortes në Maternitetin e Beratit. Habibi ka konfirmuar se mjeku italian i ka bërë me dije se bashkëshortja e tij ka gjetur vdekjen si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm, që si pasojë i përhapi një virusi multipleks që shkaktohet nga infeksionet e brendshme.

Vdiq pas lindjes në Maternitetin e Beratit, i shoqi nxjerr pamjet pas

Ndërsa në fotot e publikuara prej tij, duken edhe pjesë të placentës së gruas, që i ishin lënë nga mjekja brenda në trup, pas operacionit. Duke qenë se mjekja italiane ka dalë në përfundimin se bashkëshortja e tij e ndjerë nuk është mjekuar siç duhet, Habibi ka denoncuar në Prokurorinë e rrethit të Beratit në 20 shtator 2023, mjeken gjinekologe në Maternitetin e Beratit, Edlira Shkëmbi.

Lajme të tjera |  "As dorën mos iu jepni" - Dëshmia për takimin e ’68-ës me Jugosllavinë, të cilin Shqipëria e humbi

“Dua vetëm drejtësi, për gruan dhe tre vajzat tona që tashmë janë pa nënë, mjekja të përgjigjet para drejtësisë për këtë vdekje pasi gruaja ime hyri me këmbët e saj në këtë maternitet dhe pasi nuk u përmirësua asnjë ditë që pas lindjes, ajo vdiq. Unë do luftoj sa të kem frymë për të vendosur në vend drejtësinë dhe n.q.s kjo drejtësi nuk vihet në vend në shtetin shqiptar, unë do ta çoj çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut,”-shprehet Fisnik Habibi.

Vdekja e 40-vjeçares ndodhi në 16 shtator 2023 në një spital në Milano, ku familjarët e kishin çuar Milienën për ta përmirësuar, po ajo vdiq menjëherë pas mbërritjes në spital. Kjo për shkak se kishte më shumë se një muaj e gjysmë në agoni në spitalin e Beratit. Miliena lindi vajzën e saj të tretë në Maternitetin e Beratit në 19 korrik 2023 me një ndërhyrje cezariane.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us