Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka folur për fenomenin e “K-ë”, që siç thotë ai nuk duhet të keqkuptohet pasi në kohët ku po jetojmë është njësia matëse e pëlqimeve në rrjetet sociale.
Sipas tij, që të marrësh sa më shumë “K” sot duhet të hapësh debate, polemika madje të shash e vlerësosh.
Por sipas Braçës “K” mbledh edhe kur shan apo kërcënon SPAK-un, duke iu referuar kështu deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie.
“Te flasësh per SPAK, te grumbullon plot K-ë; ta sulmosh si ai maj BALLKONI, ta shash si ata poshtë BALLKONI, te gënjesh e shpifesh rreth tij por edhe një për nje për anëtaret e tij, te grumbullon K-ë; por edhe ta mbrosh, mbështesësh, vlerësosh-edhe me sikur, te grumbullon K-ë”, shkruan Braçe.
Por nga ana tjetër shkruan Braçe nuk ka nevojë për “K”, pasi sipas tij jo vetëm SPAK duhet të luftojë korrupsionin, por edhe qeveria.
“Qeveria duhet te jete edhe me shume agresive kundër tij, me me shume përgjegjshmëri, përgjegjësi, transparence, përfshirje, konkurrence-gare, ndëshkueshme ri ne kete nivel ekzekutiv; duhet te jete ketu nje lufte e brendeshme qe vetepastron degen ekzekutive e i jep asaj edhe me shume integritet!”, shkruan socialisti Braçe.
Postimi i Braçes:
TE VDESESH PER K-ë, PER SHUME K-ë!
Mos u keqkuptoni, K-ë është njësia matëse e pëlqimeve ne INSTAGRAM, FACEBOOK, TIK TOK etj;
Ka njerëz qe gjithë ditën e rrotullojnë rreth K-ve, nuk rrojnë dot pa K-të.
Për shembull, te flasësh për Big Brother tani te ben me K-ë, dominon; ta sulmosh, ta shash si produksion apo secilin aty, te hapesh polemika, madje edhe t’ja fusësh kot pa e pare, ta mbështesësh, vlerësosh, analizosh etj, te mbledh K-ë; madje dëgjova qe këta qe flasin apo bëjnë video me imazhe nga BB, marrin K-ë edhe me shume se vete profilet e BB ne ditet e javes.
Por ka edhe nje fenomen tjetër;
Te flasësh per SPAK, te grumbullon plot K-ë; ta sulmosh si ai maj BALLKONI, ta shash si ata poshtë BALLKONI, te gënjesh e shpifesh rreth tij por edhe një për nje për anëtaret e tij, te grumbullon K-ë; por edhe ta mbrosh, mbështesësh, vlerësosh-edhe me sikur, te grumbullon K-ë;
Madje madje po zhvillohet edhe nje fenomen i rëndësishëm, deformues-te kërcënosh me SPAK, “do te te çoj ne Spak”, “ta tregoj unë ne Spak”, “ke për ta pare ti ne Spak”-përhapur gjerësisht mes politikanesh e operatoresh ekonomike, madje duke bere video nga dera ne oborr e Spak, tërësisht pa asnjë lidhje me Spak e veprimtarine konkrete te tij, sidomos kur ne jeten e kercenuesit eshte ne mes nje kontrate pune apo shërbimesh, mallrash, te grumbullon K-ë, por jo ne rrjet, ne leke!
SPAK ESHTE NJE INSTITUCION JETIK, INSTRUMENT I DOMOSDOSHEM NE NJE VEND KU KORRUPSIONI FUNKSIONON SI KULTURE EKONOMIKE, PASURIMI;
Thëne këtë SPAK ka nevoje per mbështetje institucionale qe rrit pavarësinë nga politika, biznesi dhe çdo fenomen kriminal qe funksionon e sfidon ne ketë vend; mbështetje qe rrit kapacitet për pune ne goditje te rasteve konkrete pas te cilave shteti-ne cdo dimension çlirohet, merr fryme lirisht, shërben ne mënyrë gjithëpërfshirëse!
Ne ane tjetër, Spak nuk duhet te jete i vetmi kundër korrupsionit; Qeveria-Qeverisja duhet ta kete pune te përditshme luftën kunder korrupsionit. Jam i kënaqur me vlerësimin e djeshëm te Transparency International, RRITJA ME 1 PIKE ESHTE E RENDESISHME, pas vitesh stanjacion. Por jemi mbrapa akoma, DUHET ME SHUME PUNE.
Qeveria duhet te jete edhe me shume agresive kunder tij, me me shume përgjegjshmëri, përgjegjësi, transparence, përfshirje, konkurrence-gare, ndeshkueshmeri ne kete nivel ekzekutiv; DUHET TE JETE KETU NJE LUFTE E BRENDESHME QE VETEPASTRON DEGEN EKZEKUTIVE E I JEP ASAJ EDHE ME SHUME INTEGRITET!





