E shkarkoi KPK, rikthehet në detyrë pas 3 vitesh gjyqtarja e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi gjatë ditës së djeshme që të rikthejë në detyrë gjyqtaren e Tiranës, Mariana Shegani (Dedi), e shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 23 shkurt 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Shegani mori vlerësim pozitiv për figurën dhe profesionalizmin në shkallën e parë të vetingut. Pas pothuajse 3 vitesh ajo do të rikthehet në detyrë.

Vendimi për ndryshimin e vendimarjes së Komisionit dhe konfirmimin në detyrë të gjyqtares Shegani(Dedi), u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar.

Shegan i(Dedi) e ka filluar karrierën në vitin 1992 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku edhe ka vazhduar të ushtrojë detyrën për gati tri dekada.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us