Sot firmoset marrëveshja me Italinë për njohjen reciproke të pensioneve

Ministri i Jashtëm Igli Hasani do të përmbyllë vizitën në Itali ditën e sotme, 6 shkurt. Rreth orës 10:00 Hasani do të pritet nga homologu Antonio Tajani, të cilët do të firmosin marrëveshjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

Më pas dy ministrat do kenë dhe një deklaratë për mediat, ndërsa në orën 14:30 Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.

Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të dy vendeve. Pas firmosjes së marrëveshjes, 2 ministrat e Jashtëm do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Lajme të tjera |  Dosja Veliaj/ SPAK kërkon burg dhe gjoba për të bashkëpandehurit, shpëton "e penduara"! (Lista me emrat dhe bizneset)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us