PENSIONET/ Firmoset marrëveshja me Italinë!

Nga njohja reciproke e pensioneve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë.

Këtë të Martë është nënshkruar në Romë dokumenti përfundimtar i marrëveshjes për njohjen e pensioneve Shqipëri-Itali nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, Igli Hasani dhe Antonio Tajani.

Hasani e ka cilësuar si “një moment të rëndësishëm për dy vendet pas 15 vitesh përpjekje“, duke i shprehur mirënjohjen homologut italian për kontributin e tij.

“I uroj gjithë të mirat atyre që do përfitojnë nga ky protokoll”, ka deklaruar ministri.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.

Lajme të tjera |  Ndërron jetë papritur ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Pas firmosjes, marrëveshja para se të hyjë në fuqi duhet të kalojë për ratifikim në Kuvendet respektive.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us