Nën akuzë për korrupsion! Samuel Eto’o jep dorëheqjen si president i Federatës

Federata e Futbollit të Kamerunit (Fecafoot) ka refuzuar dorëheqjen e ish-lojtarit të madh kamerunas, si president, mes akuzave për sjellje të pahijshme dhe korrupsion. Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv vendosën të vazhdojnë mandatin e tyre aktual dhe më pas refuzuan unanimisht dorëheqjen e presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit.

“Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Z. Eto’o Samuel, ka dorëzuar dorëheqjen e tij para anëtarëve të organit ekzekutiv federal, duke i ftuar ata të bëjnë të njëjtën gjë me gjithë shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. Në fund të debatit dhe diskutimit pasues, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv vendosën të vazhdojnë mandatin e tyre aktual dhe më pas refuzuan unanimisht dorëheqjen e presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit’, thuhet në njoftimin e Federatës Kamerunase të Futbollit.

Lajme të tjera |  Nga Premier League te PSG, kampionët e Champions League fusin në “sherr” ekipet e së njëjtës ligë! I “buzëqesh” fati sulmuesit të Kombëtares

Ish-sulmuesi legjendar i Barcelonës dhe Interit ka kaluar momente jo të mira në krye të Federatës, teksa kampionati vendas ka marrë akuza për korrupsion, trukime, dhe vetë Eto’o është kritikuar ashpër.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us