Vrasja e Kastratit që “shkundi” Fierin, Apeli lë në fuqi dënimin për Albert Zajan

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fier, për dënimin e Albert Zajas, i cili vrau në 2021 Shkëlzen Kastrati. Ai dënohet përfundimisht me 12 vite e 8 muaj burg, duke përfituar nga përgjysmimi i dënimit.  Zaja është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

NJOFTIMI PËR MEDIA:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A. Z, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga 78/1 dhe 25 i K.Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 dhe 25 të Kodit Penal (për armët e përdorura në veprën penale të vrasjes), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal (për armën e llojit pistoletë Glok, e gjetur në momentin e arrestimit) si dhe veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuhetisë dhe sportive” e parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal (lidhur me 23 copë fishekët për armet e zjarrit te gjahut).

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2021, rreth orës 10:46,  ku në Lagjen “Sheq i Madh” tek Ura e Sheqit në Fier, është raportuar se është bërë një vrasje me armë zjarri  dhe si pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi me iniciale Sh. K. Një ndër autorët e akuzuar për kryerjen e veprës penale në rolin e ndihmësit është i pandehuri me iniciale A. Z, i cili ka ndihmuar ekzekutorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Fier, me vendimin nr. 1137/ (160), datë 04.04.2023 ka vendosur: 

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 25 i Kodit Penal (për armët e përdorura në veprën penale të vrasjes).
Deklarimin fajtor të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal (për armën e llojit pistoletë Glok, e gjetur në momentin e arrestimit”) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
4.Deklarimin fajtor të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal (per 23 fishekët për armët e zjarrit të gjahut) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

5.Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm ndaj të pandehurit A. Z, konkretisht me 21 (njëzet e një) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit A. Z, ti ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht të dënohet me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.Z, i cili kërkoi: 

-Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 160, datë 04.04.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke kërkuar deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A. Z për akuzën në ngarkim të tij të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të K.Penal pasi nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer vepër penale, ose ndryshimin e cilësimit juridik dhe dënimin e të pandehurit me kohën e paraburgimi.

-Dënimin e të pandehurit vetëm për veprat penale të parashikuara nga nenet 278/4 e 280 të K.Penal me kohën e vuajtur në paraburgim nën efektet e masës së sigurimit ‘arrest në burg”.

-Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg” për të pandehurin A. Z.

 Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe znj. Edlira Petri, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 1137/160, datë 04.04.2023 të Gjykatës së Shkallës Rrethit Gjyqësor Fier, me këtë ndryshim:

– Dënimin e të pandehurit A. Z, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 I K.Penal me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Në bashkim të dënimeve, në aplikim të nenit 55 të K.penal, dënimin e të pandehurit A. Z me 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e dënimit e të pandehurit A. Z dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Tiranë, më 13.03.2024 

Si ndodhi krimi?

Lajme të tjera |  FOTOT: Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit 2021 pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier, pasi u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us