Vrasja e Gentian Bejtjas/ Policia dhe FNSH ‘blindojnë’ Fushë-Krujën dhe zonat përreth

Forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe FNSH kanë zbarkuar në Fushë Krujë dhe zonat përreth gjatë mbrëmjes së sotme. Postblloqet e policisë të mbështetura nga forcat speciale janë vendosur në akset rrugore që përshkojnë qytetin, si dhe në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të forcave Shqiponja dhe FNSH.

Këto të fundit raportohet se janë caktuar të patrullojnë të gjitha rrugët dytësore dhe rurale duke kryer kontrolle të befasishme në mjetet e cilësuara si të dyshimta. Kontrollet vijnë pas atentatit të 15 Marsit në Larushkë të Fushë Krujës, ku e ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e shtëpisë së tij 43-vjeçari Gentian Bejtja.

Lajme të tjera |  Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius!

Ditën e sotme Policia arrestoi Edison Haxhiu, 30 vjeç dhe Ilir Beqaraj, i cili njihet edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari. Ilir Beqaraj mendohet se është një nga autorët që ka marrë pjesë në momentin e ekzekutimit, ndërsa Edison Haxhiu, akuzohet se u ka vënë në përdorim autorëve mjetin tip ‘Golf’ me të cilin janë larguar nga Fushë Kruja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us