Pluhuri i Saharasë këtë herëështë “zhvendosur” në qytetin e Bulqizës. Ky pluhur në formë rëre ka mbuluar rrethin e qytetit për herë të dytë dhe kjo për shkak të rritjeve të temperaturave. Siç shihet edhe në foto një re e madhe ka mbuluar disa lagje.
Çfarë është pluhuri Saharian?
Janë grimca të pezulluara në atmosferë në shkretëtirën e Saharasë dhe transportohen nga erërat në rajone të tjera. Prania e tij në atmosferë mund të shkaktojë njëfarë turbullira në qiell dhe, në disa raste, zvogëlojnë ndjeshëm dukshmërinë. Inkursionet saharane shpesh quhen smog ose thjesht pluhur ajror. Ky cikël shkaktohet nga lëkundjet e vogla të boshtit rrotullues të planetit teksa rrotullohet rreth Diellit. Këto lëkundje e ndryshojnë vendndodhjen e Musonit të Afrikës së Veriut, dhe e zhvendosin rërën e Saharasë nga një shtet në tjetrin.