Një sherr ka ndodhur mes disa të rinjve në zonën e Shkozës në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një 18-vjeçar.
Sipas burimeve 18-vjeçari fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Konflikti dyshohet se ka qenë i çastit midis dy grupeve të rinjsh. Në konflikt janë përfshirë shumë persona, të paktën nga 3 në të dyja grupet.