Në shtëpinë e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi ka pllakosur zia. Dyert e mortit janë hapur në familjen Dervishi. Familjarët dhe miqtë përcollën në banesën e fundit djalin e vetëm Aurelion 18 vjeç faji i vetëm i të cilit ishte se ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.
Të afërmit u mblodhën para banesës së 18-vjeçarit në ‘Rrugën e Luleve’ në Shkozë, i cili humbi jetën pas një sherri me një grup të rinjsh, të cilët e plagosën me thikë. Aureljo Dervishi ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa ka lënë pas edhe një motër. Me përfundimin e shkollës së mesme, i riu qëndronte pas babait të tij, elektricist, për ta ndihmuar dhe mësuar profesionin.
Si ndodhi ngjarja
Tre të miturit dhe 20-vjeçari Fensis Shehu, të cilët udhëtonin së bashku me një makinë “Volswagen Tiguan”, janë përplasur njëherë verbalisht me Dervishin dhe shokun e tij që ndodhej në timon, më pas makinat kanë ndaluar dhe ka nisur përplasja fizike, e cila ka degjeneruar me përdorimin e thikës, e cila i mori dhe jetën Dervishit.
Shkak për sherrin dyshohet të jetë bërë një vajzë, e cila dyshohet të ketë qenë në makinë në momentin e krimit. Vajza ka pasur parë një lidhje me një nga personat që ndodhishin në mjetin tjetër. Pas ndarjes ka nisur një lidhje të re me Dervishin, e cila u ndërpre në mes, mbrëmjen e 31 marsit.Polica ka arrestuar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë, 20-vjeçarin Frensis Shehu, dhe 3 të miturit, 2 nga 16 dhe i treti 15 vjeç.