–Këngëtarja Çiljeta Xhilaga si kurrë më parë ka folur për mëmësinë dhe ish-partnerin e saj. Çiljeta ka treguar në një bisedë me Elsa Lilën, se si ajo dhe djali i saj kanë lindur në të njëjtën ditë, ku ajo gjithashtu ka filmuar edhe momentin e lindjes së djalit.
Ndër të tjera këngëtarja ka folur edhe për babain e djalit të saj. Ajo ka rrëfyer se ai ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij dhe ka fëmijë të tjerë.
“Mezi pres t’i mbledh këtë verë motrat dhe vëllezërit e Fernandos. Do të marr një shtëpi të madhe me qera për të mbledhur të gjithë. Babai i Fernandos ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij me të cilat ka bërë fëmijë”, ka rrëfyer Çiljeta.