FOTOLAJM/ Fatos Nano shfaqet në publik, pas problemeve shëndetësore, ish-kryeministri i rikthehet normalitetit

Ish-kryeministri Fatos Nano shfaqet për herë të parë në një ambient publik pasi kaloi probleme të rënda shëndetësore me mushkëritë.

Ka qenë mjeku okulist, Pajtim Lutaj që ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar drekë. Duket se rehabilitimi ka dhënë efekt dhe Nano nuk ka probleme të dukshme shëndetësore.

“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve  dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.

Fatos Nano, i cili mbushi 71 vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet  në gusht të vitit 2023.

Lajme të tjera |  "O Rame, të kanë ikur pëllumbat"/ Basha, ironi me Ramën: Kujdes, se janë hapur dhe dosjet e shoqes

Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe për 14 vjet e 1 muaj kryetar i Partisë Socialiste.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us