FOTO/ Babë e bir vdiqën pas shpërthimit në biznesin e tij, deputeti Bujar Çela i rikthehet parlamentit!

Pas daljes nga spitali ku po trajtohej për plagët e marra nga shpërthimi i ndodhur në magazinën e tij në 1 mars, deputeti i Partisë Socialiste në Lushnjë, Bujar Çela i është rikthyer jetës parlamentare.

Në foton e publikuar, Çela shihet teksa merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS të thirrur sot nga Bledi Çuçi.

Kujtojmë se si pasojë e shpërthimit të ndodhur në 1 mars, humbën jetën babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha të cilët po punonin me vinç në magazinën në pronësi të deputetit, ndërsa mbetën të plagosur 7 të tjerë.

Deputeti po hetohet nga prokuroria për vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Në pranga për tragjedinë përfundoi Leonard Gjini, pronar i kompanisë që po kryente punimet për ngritjen e magazinës në pronësi të Çelës.

Lajme të tjera |  Stuhia e fuqishme godet Beogradit, përmbytet nga reshjet e dendura të shiut dhe breshrit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us