Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi beson se maxhoranca do ta votojë dërgimin për shqyrtim në GJK të kërkesës për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas tij bëhet fjalë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Mandateve që çoi për votim në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të Xhaçkës, Bardhi tha se mosvotimi do të ishte “puçi më i madh në 32 vite” ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama “ka frikë” pasi i ka dhënë bashkëshortit të Xhaçkës 11 mijë metra katror tokë në bregdet, që ka rezultuar me dokumente të falsifikuara.
Pjesë nga deklarata e Bardhit:
Zvarritja nga qershori i 2022 deri në 2023 kur Kushtetuesja mori vendimin ishte një mbrojtje politike që mazhoranca i kishte bërë deputetes Olta Xhaçka. Qëndrimi i mazhorancës hedh në erë parimet e shtetit ligjor. I vetmi autoritet që i imponohet deputetëve është Gjykata Kushtetuese. Rama po e mbron Xhaçkën, arsyet le të dalë t’i thotë vetë Xhaçka.
Është i vërmi rast ku asnjë deputet nuk mund të votojë siç ai mendon sepse është gjykata kushtetuese që na dikton për mënyrën si duhet të veprojë në këtë rast.
Ju e patë nuk patën guxim të marrin as vendim. Nuk ka dhënë sinjal ende Rama se çfarë do bëhet dhe nuk morën asnjë vendim. S’kanë marrë ende sinjalin. Ata mendojnë se i vetmi që mund të urdhërojë si të veprojnë është Rama. Në këtë rast duhet të zbatohet vendimi i kushtetueses. kuvendi i Shqipërisë në 2024 s’duhet të vinte në dyshim vendimet e kushtetueses
Nuk dua as ta çoj ndërmend që ka maxhorancë që injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Do ishte puçi më i madh në 32 vite. Kemi standard të vendosur nga viti 2016, është një normë kushtetuese, nuk mund të vihet pikëpyetje mbi zbatimin e këtij vendimi.
Edi Rama nuk e mbron dot Olta Xhaçkën as nga Kushtetuesja, as nga SPAK-u. Unë e di ku e ka hallin, e ka hallin se i ka dhënë një ministreje të tij dhe bashkëshortit të saj 11 mijë metra katror tokë të falsifikuar. Ka frikën se Olta Xhaçka e tërheq në burg Edi Ramën.
T’i dalë frika, të zbatojë Kushtetutën, të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.