Përfshihen nga flakët tri banesa në Kuçovë, zjarri shkakton dëme të mëdha materiale

Tri banesa në lagjen “1 Maji” në Kuçovë janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mendohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Pas rënies së zjarrit, banorët kanë dalë nga banesat duke pritur shërbimet zjarrfikëse.

Në ndihmë të forcave të pakta zjarrfikëse të qytetit të Kuçovës kanë shkuar 4 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë nga Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës Berat. Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe vetëm rreth 35 minuta pas rënies së tij zjarrfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe ta shuajnë atë, duke shmangur edhe përhapjen drejt banesave të tjera ngjitur.

Si pasojë e zjarrit, që tashmë është fikur plotësisht, ka pasur dëme të mëdha materiale në të tre banesat por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.

Lajme të tjera |  Rihapet tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us