Vjosa Osmani uron besimtarët për Fitër Bajramin: Shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit, duke thënë se solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar. Osmani në një postim në Facebook shkruan se festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

“Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!

Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë. Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!”, shkruan presidentja.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us