Fatos Tushe sërish në SPAK, kësaj here për fshehje pasurie

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është paraqitur sërish në SPAK. Teksa futej në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tushe ishte i shoqëruar nga avokati i tij. Burime  bënë me dije Tushe po hetohet për fshehje pasurie, ndaj edhe sot në SPAK ka shkuar për të dhënë llogari para hetuesëve. Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, Tushe ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.

“Isha thirrur për mosdeklarim pasurie,“-tha në fjalën e tij ish-zyrtari socialist.

Thirrja e re për të dëshmuar i ka ardhur ish-kryebashkiakut fill pasi i ka përfunduar dënimi prej 3.4 vite burg për shkelje të barazisë në tendera.

Lajme të tjera |  “Janë hapur mbi 1 mijë adresa false”/ Karamuço: Protesta në Tiranë po shfrytëzohet nga qarqe të errëta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us