Aksident me vdekje në Lushnjë! Humb jetën 44-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Çermë-Divjakë, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i ri ka mbetur i plagosur rëndë.

Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Allpiçi, ndërsa një tjetër 21-vjeçar Q.O., është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:15 në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. O., 22 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi G. A., rreth 44 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit shtetasi G. A., ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Benz”, është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Nxehet Dash Sula, i bie tavolinës dhe bën për "ujë të ftohtë" inspektorët: Ne jemi fytyra e Qeverisë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us