Sulmi ajror izraelit i vrau tre djemtë dhe nipërit, lideri i Hamasit: Nuk do tërhiqemi nga kërkesat tona!

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka reaguar për herë të parë, pasi një sulm izraelit i vrau tre djemtë e tij.

Haniyeh tha se vrasja e djemve të liderëve vetëm do ta bënte grupin “më të palëkundur në parimet tona dhe aderimin në tokën tonë”.

Tre djemtë e tij u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza të mërkurën, një vrasje që kërcënon të komplikojë negociatat që synojnë të sigurojnë një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh mes palëvë.

Haniyeh theksoi se Hamasi nuk do të tërhiqet nga kërkesat e tyre, pavarësisht akteve të tilla.

“Kushdo që mendon se duke vënë në shënjestër fëmijët e mi gjatë bisedimeve të negociatave dhe përpara se të arrihet një marrëveshje që do ta detyrojë Hamasin të tërhiqet nga kërkesat e tij, është mashtrues”, tha Haniyeh në një deklaratë.

Lajme të tjera |  Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, Trump: Pas 12 orësh lufta do të konsiderohet e përfunduar!

Ushtria izraelite konfirmoi se kreu sulmin dhe i përshkroi burrat si “tre operativë ushtarakë të Hamasit që kryen aktivitete terroriste në Rripin qendror të Gazës”.

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Agjencisë së Sigurisë së Izraelit (ISA), të vrarët ishin Amir Haniyeh, një komandant celule në krahun ushtarak të Hamasit dhe operativët ushtarakë të Hamasit, Mohammad Haniyeh dhe Hazem Haniyeh.

Të tre ata u vranë kur automjeti me të cilin po udhëtonin u bombardua në kampin e refugjatëve Al Shati, në veriperëndim të qytetit të Gazës, tha udhëheqësi politik i Hamasit Haniyeh për Al Jazeera.

Të paktën tre nga nipërit e Haniyeh u vranë gjithashtu, si dhe shoferi, sipas një gazetari që punon për CNN në Gaza.

Lajme të tjera |  A duhet të ikë Berisha dhe a synon kreun e PD? Gazment Bardhi: Një përgjigje për Zegjinenë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us