Cristian Shpendi ylli i Cesenas, Seria B si trampolinë për sulmuesin shqiptar

Cristian Shpendi është kryefjala e Cesenas në Seria C këtë vit.

Klubi italian do të jetë pjesë e Seria B sezonin e ardhshëm dhe për këtë rol kryesor luajti padyshim sulmuesi shqiptar.

Shpendi kryeson renditjen e golashënuesve në kampionat me 20 gola.

Ai po ashtu ka asistuar 6 herë të tjera, ndërsa 24 herë ka nisur si titullar dhe 7 herë zëvendësues.

Cesena sheh po ashtu te lojtari i dalë nga akademia e tyre, një burim të ardhurash.

Aktualisht 20-vjeçari konsiderohet lojtari më me vlerë.

Lajme të tjera |  Do të luajnë në Europë, ekipi i lojtarit të Kombëtares kërkon Rey Manajn

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us