Bajerni do ta zëvendësojë, Tuhel “flirton” me ekipin prestigjoz për t’u rikthyer në Premier Ligë

Mançester Junajtid po mendon seriozisht që të ndërrojë trajner për sezonin e ardhshëm. Rezultatet me Ten Hag në pankinë nuk kanë qenë ato të dëshirueshmet dhe ekzsiton mundësia që klubi të ndajë rrugët me teknikun në verë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi i “Djajve të Kuq” ka kontaktuar Tomas Tuhel. Trajneri gjerman po kalon javët e fundit te Bajerni i Mynihut dhe firma me Junajtid mund të jetë një mundësi e mirë për “timonierin”. 50-vjeçari gjerman ka drejtuar më parë Çelsin në Premier Ligë. Në Bundesligë mbahet mend për përvojën te Dortmund, pa harruar edhe aventurën në krye të PSG-së, teksa e çoi klubin francez për herë të parë në finale të Champions.

Lajme të tjera |  Qëndruan mes vuajtjesh në Kategorinë e Parë, 2 biznesmenë ofrohen për të investuar te skuadra e Kukësit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us