Goditet rrjeti i p*ostitucionit me të huaj në Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela/ E pësojnë dy djem, punëtorë s*ksi!

Një shtetas nga Venezuela është vënë në prangat e policisë, pas goditjes së rrjetit të trafikut të prostitucionit në Tiranë.

Shtetasi nga Venezuela ishte edhe organizatori i këtij grupi të prostitucionit.

Në pranga ka rënë edhe një shtetas tjetër, gjithashtu ka nisur procedimi për një 19-vjeçar.

Djemtë linin takime online, për të cilat paguheshin nga 150 deri në 300 euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Vihet në pranga 1 shtetas nga Venezuela, organizator i rrjetit të prostitucionit, në Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas tjetër i huaj dhe procedohet penalisht një 19-vjeçar, që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.

DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë e PD më 11 Maj, Gjekmarkaj: Arsyet pse Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen! Si mund të shkohet në zgjedhje të reja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us