Altin Dumani kërkoi që prokurorët e SPAK të lejohet të rikandidojnë, Manja: Do jem në krahun e tyre

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka mbështetur kërkesën e kreut të SPAK, Altin Dumani, që prokurorëve të posaçëm t’iu lejohet rekomandimi. Në një komunikim me mediat, jashtë ambienteve të Prokurorisë së Përgjithshme, Manja tha se në rast se kjo kërkesë do të paraqitet nga SPAK, ai do të jetë në krahun e tyre.

“Nëse shtrohet kjo kërkesë, unë do të jem në krahë të tyre. Kushtetuta garanton vendin e tyre në Prokuroritë e Apelit”, u shpreh Manja.

Ishte kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, ai që hodhi pak ditë më parë tezën se prokurorëve të SPAK, që kanë mandat 9-vjeçar, duhet që t’iu lejohet rikandidimi. Por kjo kërkon që të bëhen fillimisht ndryshime në ligj, për shkak se ligji aktual e ndalon rikandimin e prokurorëve pas 9 vitesh në detyrë. Sipas Dumanit, prokurorëve të SPAK, iu rrezikohet jeta nëse dërgohen në prokurori të tjera të vendit, të cilat nuk gëzojnë të gjithë mbrojtjen, që ka sot struktura e psoaçme.

Lajme të tjera |  Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

“Mendoj që kjo është e padrejtë sepse prokurori duhet të shkojë atje ku ka qenë, dhe nga maja e karrierës ta dërgosh prokurorin e Posaçëm në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm në Shkodër apo nga vijnë kolegët e mi të nderuar, shkakton mungesën e sigurisë. Dëmi më i madh është institucional, dhe nëse kjo trupë për të cilën është investuar kaq shumë është shumë e vështirë të mbushësh vakumin.

Për më tepër janë nëntë prokurorë që ikin njëherësh dhe kjo situatë nuk është zgjidhur shpresojmë të zgjidhet. Kemi mungesë të këshilltarëve ligjore, sepse prokurorët e SPAK përfaqësojnë akuzën në të treja shkallët e gjykimit. Problematikë tjetër është Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm. Drejtuesi i SPAK merr dhe përfaqëson në KPA gjithë barrën për Vettingun. Është nominativë. Pritshmëria është rreth 150 seanca që duhet t’i përfaqësojë drejtuesi i SPAK”, ka deklaruar pak kohë më parë Dumani.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us