Bie poshtë PISTA e grabitjes, kush i dhunoi për VD*KJE të moshuarit në Dropull?

Policia e Gjirokastrës ka bindjen se çifti i të moshuarve është vrarë me sende të forta nga persona që kanë hyrë në banesën e tyre.

Policia ka në rrethin e të dyshuarve 3 persona për të cilët pritet përgjigjja e policisë shkencore që do të zbulojë nëse janë të implikuar.

Paralelisht po hetohet edhe për motivet pasi pista e grabitjes është rrëzuar.

Shtëpia është gjetur e rregullt dhe nuk ka shenja kontrollesh si dhe janë gjetur sasi parash që i përkisnin çiftit të të moshuarve.

Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi lIia 88 vjeçe u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup ditën e djeshme.

Policia ka shoqëruar 12 persona për ngjarjen, kryesisht banorë të fshatit, ndërkohë që çifti nuk ka pasur fëmijë.

Lajme të tjera |  “Votoni Gjeneralin, por votoni numrin 5!”, Adriatik Lapaj zbulon si ia dogji PS mbi 15 mijë vota: Do të kishim fituar 6 mandate

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us