Balla tek ‘Ligjet’: 11.5 milionë certifikata elektronike për qytetarët në 2 vjet, kursim 13 milionë euro

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar këtë të premte në Komisionin e Ligjeve sa falë digjitalizimit të shërbimit të Gjendjes Civile janë kursyer rreth 13 milion euro, ndërsa në total janë lëshuar 11.5 milionë certifikata elektronike. Sipas Ballës, revolucioni digjital i shërbimeve dhe po ashtu dhe i administratës publike ka sjellë edhe një ndryshim të perceptimit të qytetarëve në lidhje me komunikimin elektronik me institucionet shtetërore.

Taulant BallaPrej 1 majit 2022 shërbimi i Gjendjes Civile ka kaluar në 80% të volumit të shërbimeve online duke arritur që në këto 2 vite të kemi rreth 11.5 milionë certifikata elektronike të dhëna qytetarëve dhe nëse do ta kalkuloja këtë sasi shërbimesh, së pari në vlerë monetare do të thoja që për shkak të këtij niveli digjitalizimi ne jemi në nivelin e kursimit të qytetarëve të rreth 13 milionë eurove.

Ministri ishte në Komisionin e Ligjeve për të diskutuar për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, ku ndër të tjera u ndal tek regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Duke nisur nga regjistrimi i tyre, sipas Ballës, mund të shkojmë tek e drejta e tyre për të votuar. Balla tha se këto ndryshime në ligj, do të sjellin dhe 6 risi.

Lajme të tjera |  Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

Taulant BallaSë pari na duhet të plotësojmë kuadrin ligjor për të mundësuar kalimin e mëtejshëm të shërbimit të Gjendjes Civile online. Kemi kaluar një pjesë dhe na duhet të kalojmë edhe një pjesë tjetër dhe këtë duhet ta mbështesim me kuadër ligjor. E dyta, ka të bëjë me saktësimin e përkufizimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, me qëllim harmonizimin e tyre edhe sipas kodit civil. E treta ka të bëjë me një problematikë që ka të bëjë me trajtimin e rasteve kur fëmijët lindin fatkeqësisht të vdekur, me qëllim pasqyrimin e saktë edhe në regjistrat edhe në përllogaritjet demografike. E katërta, ka të bëjë me adresimin e fenomenit të martesave fiktive, që kryesisht i referohen shfrytëzimit të artificës ligjore të marrjes së mbiemrit të bashkëshortëve. Kemi të bëjmë edhe me propozimin e disa masave shtesë për mosdeklarimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit. Së gjashti, po i japim me ligj punonjësve të shërbimeve konsullore që të ofrojnë këto shërbime, të gjithë gamën e shërbimeve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us