Punëtorë në një hotel turistik në Greqi, çifti i emigrantëve vret foshnjen dhe e hedh në koshin e mbeturinave

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku një çif emigrantësh ka vrarë foshnjen e porsalindur dhe e ka hedhur në koshin e mbeturinave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin turistik të Vravrona-s, me protagonistë një çift emigrantësh nga Nepali që punonin në një hotel në zonë.

Ishin punëtorët e tjerë ata që ngritën dyshime, pasi fëmija i porsalindur u zhduk papritur. Gruaja kishte shkuar në spital me gjakderdhje, por mjekët e kishin të pamundur të përcaktonin nëse kishte dështuar apo kishte bërë lindje.

Autoritetet policore thanë se e gjetën dhomën ku ata qëndronin të mbushur me gjak, ndërsa kur panë kamerat e sigurisë, dalluan babain e foshnjes që e hodhi fëmijën në mbeturina.

Aktualisht po kërkohet për gjetjen e trupit të foshnjes që mund të jetë marrë nga makina e pastrimit.

Lajme të tjera |  A jemi gati si shoqëri për parrullën Rama në burg, Berisha në burg!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us