Maya flet për herë të parë pas publikimit të videos së sherrit me burrin: Më janë 10-fishuar kërkesat

Këngëtarja Maya ka “thyer” heshtjen këtë të premte duke folur për herë të parë pas publikimit të vidos së sherrit të saj me bashkëshortin Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), në një nga vilat e familjes. Në video Maya dëgjohet duke kërkuar ndihmë ndërsa “molla e sherrit”, duket se janë vilat e çiftit në një nga rezidencat më të lakmuara në Tiranë.

Maya thotë se do të presë vendimin e gjykatës, ndërsa shton se pavarësisht se me anë të asaj video, asaj donin ti bënin keq, reagimi i publikut ishte krejt i ndryshëm. Këngëtarja thotë se i janë 10-fishuar kërksat për ta pasur në evente. Deklaratën Maya e bëri e ftuar në “Cherry on Top”.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 8 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Maya AliçkajPara se të jem këngëtare, jam nënë, kur je nënë ke ca përgjegjësi më të mëdha. Gjërat privaten zgjidhen në shtëpi, nëse jo, në gjykatë. Ndodhin, kështu është jeta. Kjo pjesa që deshën të më bënin keq, njerëzit më kanë pritur dyfish më mirë, kërkesat më janë shtuar 10 fish. Njerëzit ndryshojnë, ndodhin fenomene, nuk e di…nuk u ndjeva mirë. Unë e dija çfarë ka ndodhur dhe në të vërtetë nuk u shfaq e gjitha. Në publik serviret një manipulim, por ka gjykata që vendosin. Unë do merrem me rrugën ligjore. Jemi në një shoqëri të rënduar psikologjike, nuk duhet të tejkalohet, duhet pasur kujdes edhe nga mediat. Nuk duhet të jenë të babëzitur, sepse dëmtojnë shumë njerëz. Duhet të bëjnë pak tërheqje dhe ta mendojnë çdo gjë si për vet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us