Të mërkurën dhe të enjten do të mbahet Ramiti Rajonal i liderëve në Kotor të Malit të Zi. I pranishëm do të jetë dhe Kryeministri Edi Rama. Po ashtu në takim pritet të jetë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Po ashtu, në takim pritet të jetë Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley. Gjitahashtu pjesë e Samitit do të jetë edhe ndihmëssekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien.
Samiti do të fokusohet në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.
Lajmin për mbajtjen e këtij samite, e bëri me dije pak ditë më parë, Kryeministri i Mlait të Zi, Marko Spajiç. Ai tha se ky samit ka për qëllim sheshimin e tensioneve dhe mosmarrëveshjeve mes vendeve dhe zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike në rrugën drejt BE-së.