Mbappé-PSG, ndizet sërish konflikti. Shkak paga e prillit dhe bonusi 80 milionë eurosh

Kylian Mbappé dhe PSG, një “martesë” që rrezikon të përfundojë shumë keq. Në fakt, kampioni francez ka vendosur t’iu drejtohet avokatëve duke qenë se klubi parizien nuk po i mban premtimet karshi tij. Sipas informacioneve të raportuara nga “L’Équipe”, Nasser al-Khelaifi nuk i ka paguar lojtarit pagën e prillit dhe një bonus prej 80 milionë eurosh, që duhet të ishte shlyer në shkurt.

Revista e njohur sportive franceze shpjegon se çfarë ndodhi: Në gusht të vitit 2023, kur Mbappé u përjashtua nga turneu aziatik për shkak të refuzimit për të rinovuar kontratën, ish-lojtari i Monaco u takua me presidentin, i cili u përpoq të marrë prej tij premtimin për t’i falur 80 milionë eurot që i takonin si “bonus besnikërie”.

Lajme të tjera |  Mourinho thumbon Italinë: Nuk i mungoj, sepse askush atje nuk e fiton më Champions-in

Një ofendim i dyfishtë, duke qenë se Mbappé kishte vendosur tashmë të largohej dhe e kishte refuzuar propozimin. Kështu, kjo shumë nuk u pagua. Sipas Al-Khelaifi, nderi do t’i shkonte Real Madridit, si një bonus nënshkrimi për nënshkrimin e tij si lojtar i lirë.

Në muajt e parë të vitit 2024, Mbappé dhe PSG kishin rënë dakord për një largim miqësor, i cili, nga pikëpamja financiare, nuk do të kishte dëmtuar asnjërën palë, por gjithçka u ndërlikua në mars.

Tashmë gjithçka është në dorën e avokatëve, të cilët prej ditësh kanë shkëmbyer mesazhe për të negociuar kushtet e largimit të futbollistit. PSG kërkon që lojtari ta mbajë fjalën dhe ta shkruajë qartë, ndërsa Mbappe kërkon që t’i paguhet çdo cent i fundit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us