Sot Komisioni Antikorrupsion në Kuvend! Opozita kundër, PS merr në konsideratë shtyrjen

Në rendin e ditës në seancën e sotme në Kuvend është konstituimi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për antikorrupsionin. Gjatë ditës së djeshme në bllok, grupi parlamentar demokrat i drejtuar nga Gazment Bardhi deklaroi votën kundër.

“Kemi marrë një vendim që nuk e mbështesim me vite ngritjen e këtij komisioni. Kur ne nuk mbështesim ngritjen e këtij Komisioni dhe nuk japim konsensus sepse s’jemi pyetur si mund të marrim pjesë në një komision siç do Edi Rama”-u shpreh Gazment Bardhi.

Demokratet ishin të bashkuar në qëndrim, por mes tyre pati edhe zëra ndryshe sa i takon bojkotit, siç ishte dhe rasti i deputetes Dhurata Çupi.

Salianji: Qartësisht për mua nuk duhet të këtë asnjë pjesëmarrje në një Komision që u bë në mënyre të njëanshme, u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama.

Xhaferri: Për çfarë duhet të marrim pjesë në këtë komision? Që në dite të hënën të miratojmë rezolutën dhe të martën të dalim protestë para Bashkisë, ku është  logjika këtu?

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 4 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Çupi: Sipas meje asnjë vend që i takon opozitës nuk duhet të lihet bosh, por unë do pranoj çdo vendim të grupit.

Zhvillimet në kampin blu vendosen në pikëpyetje miratimin e ngritjes së Komisionit në seancën e së enjtes. Burime bëjnë me dije se grupi parlamentar i Partisë Socialiste po shqyrton opsionin e tërheqjes se projektvendimit nga rendi i ditës ndërkohë para seancës plenare është parashikuar edhe një mbledhje e konferencës së kryetarëve që po shihet edhe si një mundësi për të gjetur një dakortësi me opozitarët.

Komisioni është konceptuar me 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita, ndërsa deri tani përflitet se në krye do të qëndrojë socialisti Fatmir Xhafaj. Në projektvendim thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10-mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. Edhe pse opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, parashikohet që komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita.

Lajme të tjera |  Flutura Açka: Ne ja dhamë në tavolinë 12 mandate socialistëve. Tani do patronazhohet dhe opozita, Rama po blen demokratët me vende pune

Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare, ndërsa nënkryetari i takon pakicës. Komisioni i Posaçëm do të ketë si synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave te mirëqeverisjes ne te gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e metejshem te zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit “Screening” të Komisionit Evropian për grup-kapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”. Për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendës dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us