E RËNDË në Tiranë/ 63-vjeçari tenton ti japë fund jetës, djeg veten me benzinë!

Një 63-vjeçar tentoi të vetëdigjet mesditën e sotme në Tiranë.

Policia bëri të ditur se si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  Të panjohurat e Papës së ri: Jeta e tij si misionar, simpatia Gjon Palit të II dhe pasioni i tij për tenisin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us